Rama: Dhuna ndaj policisë nuk do të tolerohet!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar të enjten pas lëndimit të 12 efektivëve të policisë para parlamentit gjatë protestës së banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për pronat e tyre që do të prishen për ndërtimin e Unazës së Re.
Kreu i qeverisë tha se dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet, teksa u bëri thirrje banorëve të marrin çka u jep ligji dhe të largohen nga rruga.
“
Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga
”, tha Rama në një postim në rrjetet sociale.
Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga.
— Edi Rama (@ediramaal) November 22, 2018
/tvklan.al