Libra falas për nxënësit e klasave fillore


Libra falas për nxënësit e klasave fillore

15:30 02/09/2018

Pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, Kryeministri Rama ishte i pari që shpërndau libra falas për nxënësit e shkollave te Vlorës.

Prindërit e fëmijëve e fëmijëve të klasave të I, II, III, IV dhe vitin e ardhshëm edhe të klasës së V nuk do të shpenzojnë më për të blerë tekstet, por ato para do t’i kenë në arkën e buxhetit të familjes për shpenzim të tjera. Librat do të merren falas, por do të duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do të duhet të mbahen me kujdes, dashuri dhe do të kthehen. Kjo nuk është një shpikje e jona dhe nuk është vetëm një çështje materiale, por një mënyrë për të krijuar një raport të posaçëm me librin. Franca nuk është një vend i varfër, është një vend i pasur dhe e bën këtë”,  tha Rama.

Për kreun e qeverisë pajisja me libra falas e nxënësve nga klasa e parë deri në të katërtën është provë e vëmendjes së qeverisë ndaj arsimit.

Por librat e rinj nuk do të jenë falas vetëm për 190 mijë fëmijë u shpreh Rama. Po ashtu për të gjithë sistemin parauniversitar është gati një paketë e re tekstesh.

Librat e rinj “

janë tanimë një paketë krejt e re tekstesh nga Oxford, Cambridge, Pearson, që kanë zëvendësuar malet me gropa të qindra e qindra teksteve që për shumë vite, lemerisën mësuesit, prindërit e nxënësit. Tanimë për 11 klasa kjo është një epokë e re dhe vitin e ardhshëm, mbyllet me klasën V ky revolucion i vërtetë trevjeçar i teksteve.

Vendimi i qeverisë për t’i pajisur me libra falas të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të katrën parashikon lehtësimin e barrës së prindërve, duke i mbuluar kostot përmes buxhetit të saj që arrin në vlerën e 270 milionë lekë.

Tv Klan






Të ngjashme