Rama: Mafia, e vendosur për të penguar ligjin e mbetjeve
Ligji i mbetjeve ishte kryefjala e Kryeministrit, Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare, i cili u ndal për të shpjeguar vlerën, që ka ky ligj.
Sipas Ramës, ky nuk është ligji i Berishës, por është një ligj që ka përfshirë kërkesat e tregut. Ai shpjegoi se ligji i ri nuk lejon importimin e plehrave nga jashtë, nuk lejon dhënien e licencave për subjektet që nuk zotërojnë dhe administrojnë mbetje.
Rama tha se ligji ndalon subjektet që janë përtej kapaciteveve që zotërojnë dhe vjen për të mbledhur më shumë plehra në vend.
Sipas Kryeministrit, ky ligj ka një armik të madh të betuar, mafian, që po bën çmos që të mos e miratojë këtë vlerë. Sipas tij, Napoli është shembulli më efikas, ku mafia ka shtrirë territorin e saj në çështjen e mbetjeve.
“Nëse mbetjet në Napoli do të ricikloheshin, shteti apo bashkitë nuk do të paguanin para për subjektet që kontrollojnë këto zona. Kur Napoli mbushet me plehra, është koha e firmosjes së kontratave për groposje” ,
theksoi Kryeministri
Rama nuk la pa i bërë edhe një thirrje të gjithë atyre që shkruajnë emra nëpër kazanët e mbeturinave, që të dalin jashtë prej tyre dhe të qëndrojnë në botën reale./tvklan.al