Rama: Ndërhyrjet e Presidentit të ri, të pajustifikueshme
Ndërhyrje të pajustifikueshme i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Nuk mungoi edhe një batutë për mungesën në listën e Shkodrës të Jozefina Topallit.
Edhe në një takim të zhvilluar në Lezhë duke iu referuar sulmeve që vijnë nga LSI, Rama tha se i vjen keq kur dëgjon britma dhe kërcënime në këtë fushatë.
“Keqardhje që dëgjojmë sot për kërcënimet e disave… Më vjen keq kur dëgjoj sot britma e kërcënime. Shqipëria që duam nuk është Shqipëria e partive të pushtetit. Shqiptarët janë të lirë të kenë bindjet e tyre politike, por shteti ka detyrën t’ju shërbejë jo sipas bindjeve, por sipas te drejtave të tyre. Administratë e politizuar, fund me PS në pushtet”.
Më herët Rama u kërkoi votën banorëve të Kamzes për premtimin e mbajtur të legalizimeve. Ndërsa në një takim me të rinj të Njësisë nr 9 Rama iu përgjigj atyre që kundërshtojnë reformën në arsim.
Tv Klan