Rama: Me E-Albania u shërbyen 1.5 mln qytetarë dhe biznese
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon arritjet në aspektin dixhital falë platformës E-Albania.
Kreu i qeverisë shkruan se kjo platformë do të vijojë të lehtësojë akoma dhe më shumë shërbimet e shtetit ndaj çdo qytetari shqiptar.
Përgjatë 2020-ës kreu i qeverisë thotë se janë shërbyer 1.5 milionë qytetarë dhe biznese ndërkohë që qytetarët kanë kursyer mbi 1.3 milionë Euro nga gjenerimi elektronik i dokumenteve.
“E-Albania një nga historitë domethënëse të suksesit për vitin që lamë pas, do të vazhdojë këtë vit me lehtësimin e mëtejshëm të shërbimeve të shtetit ndaj çdo qytetari, në Shqipëri dhe anekënd botës
1023 shërbime, deri para pak vitesh përmes radhëve, zvarritjeve e bakshisheve, sot përmes platformës https://e-albania.al direkt nga celulari apo kompjuteri😍
1.5 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer në një vit
Institucionet ndërkombëtare nga OECD, OKB, DASH e deri tek KE, e konsideruan historinë e suksesit të e-Albania, arritjen më domethënëse në rajon në fushën e modernizimit të shërbimeve
293 vite pritje në radhë u kursyen falë https://e-albania.al
1,363,074.8 € kursyen qytetarët, nga gjenerimi elektronik i 2,686,032 dokumenteve”, shkruan Rama në Facebook. /tvklan.al