
Rama: Më vjen të ulëras për Shqipërinë
Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale, pas atyre që kryetrari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i quajti thirrje antikushtetuese të ish-Kryeministrit Sali Berisha.
“
Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie
”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1mijë vjet,po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë,që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie🤮
— Edi Rama (@ediramaal) December 21, 2018
Nga foltorja e parlamentit Berisha paralajmëroi shumicën të pranonte amendamentet kushtetuese për vetting-un në politikë, ose përndryshe do të shkundeshin nga karriget.
“
Edhe një herë ju bëj thirrje, momenti është kritik. Ju them se mund të bëni një gabim, më të rëndin që keni bërë ndonjëherë, nëse përdorni kartonët e zinj, të nxira të krimit siç i keni, në rast se ju përdorni sot këtu diktatin e krimit, si përfaqësues të tij, për të hedhur poshtë këtë amendament, i cili do të bënte historinë për shqiptarët. Për ndryshe, ju garantoj se forca do t’ju shkundë nga kjo karrige. Për ndryshe bëhuni gati në rrugë dhe në sheshet e Shqipërisë do të ushtojë, ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri.’ Kjo do jetë
”, tha Berisha. /tvklan.al