Rama merr pjesë në samitin kinez, takon homologun Li Keqiang


Rama merr pjesë në samitin kinez, takon homologun Li Keqiang

13:24 05/11/2016

Kryeministri Edi Rama merr pjesë sot në Samitin mes Kinës dhe 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, që po zhvillohet në Riga të Letonisë.

Rama ka patur mundësi të zhvillojë dhe një takim me kryeministrin e Kinës, Li Keqiang, të cilin e ka falënderuar për inkurajimin që jep qeveria tij ndaj kompanive shtetërore e private për të investuar në Shqipëri, ku shembujt më të fundit janë kompania China Everbright që ka blerë TIA-n, që menaxhon aeroportin e Rinasit dhe kompania Geo-Jade Petrolium Corporation që ka marrë në pronësi Bankers Petrolium.

Ndërsa homologu kinez e siguroi se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në fusha të tjera, si energjia dhe infrastruktura.

Kina renditet sot si partneri i dytë tregtar më i madh i Shqipërisë me 7,7% të vëllimit të përgjithshëm tregtar./ TV KLAN






Të ngjashme