Rama mesazh për protestuesit, vlonjatët dhe policinë
Në një reagim në Twitter pas protestës, Kryeministri Edi Rama i pyet protestuesit nëse po përdoren nga opozita apo është vet faji i tyre që i ndjekin nga pas.
Për qytetarët në Vlorë, Rama shpreh vlerësime. Kurse për efektivët e policisë që ishin të vendosur përreth Kryeministrisë gjatë protestës, thotë se bënë dallimin e madh me të shkuarën.
Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë! #Respekt
— Edi Rama (@ediramaal) February 16, 2019
“Për Protestuesit: Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur? Për vlonjatët:
Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë”.
Opozita sot protestoi për 5 orë përpara Kryeministrisë. Gjatë protestës pati incidente dhe pësuan lëndime policë, gazetarë dhe protestues. Gjatë kohës që zhvillohej protesta në Tiranë, Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë në kuadër të turit “Bashkia që duam”.
/tvklan.al