Rama- Meta, takim në Presidencë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim kokë më kokë me kreun e Shtetit, Ilir Meta. Takimi i cili zgjati, 30 minuta u mbajt në ambientet e Presidencës.
Ky është takimi i parë i Ramës me Metën, pas betimit të tij si President.
Mësohet se takimi mes kreut të Shtetit dhe atij të qeverisë ka ardhur pas dorëheqjes së shefit të SHISH, Visho Ajazit.
/tvklan.al