Rama-të rinjve: Mos dilni jashtë, mund të humbni jetën tuaj
“Nga e shtuna paketat celulare 50% më lirë, falas aksesi edukativ”
Rritja e numrit të të prekurve me koronavirus, pavarësisht masave ekstreme të ndërmarra nga qeveria vijon të mbetet një shqetësim për Kryeministrin Rama, i cili gjatë një komunikimi nga shtëpia e tij adresoi veçanërisht një apel ndaj të rinjve.
“Ju lutem të rinjve gjimnazistë, studentë, që dalin në lagje për t’u ajrosur dhe arrijnë deri të luajnë basketboll të mos lëvizin nga shtëpia për asnjë arsye në botë, sepse jo vetëm mund të transportojnë bombat dhe të vrasin prindin ose gjyshin, por mund të humbasin edhe jetën e tyre.”
Për të gjithë të izoluarit në shtëpi sikundër kishte premtuar , Kryeministri Rama tha se duke filluar nga e shtuna e deri në fund të muajit Prill për të gjithë qytetarët do të ketë paketa interneti 50% më të lira.
“Nga nesër deri në fund të prillit do të ofrohet oferta me 50% internet për 5 javë, falas do të jetë RTSH dhe çdo format edukativ. Abonentët me kontratë fikse kanë akses në platformat për fëmijë 60% më lirë”.
Akses falas do të ketë për të gjitha platformat edukative.
“Abonentët me kontratë fikse që do të kenë akses në platforma edukative për fëmijë të çdo moshe, 60% më lirë se ofertat normale. Zgjatja e ofertave për internet fiks dhe televizor nga AbCom dhe ofertës familjare 3+1 me përmbajtje për fëmijët. Ofertë mua gratis për çdo paketë të re abonimi Albtelekom. Çdo paketë e re që do të blihet dhe çdo kontratë e re, do të ketë të gjitha ofertat e sipërpërmendura.”
Kryeministri i ftoi qytetarët të vetëdijësohen dhe të mos abuzojnë me internetin, pasi një gjë e tillë krahas kolapsimit me cilësinë do të sjellë edhe mungesë të furnizimit.
Tv Klan