Rama: Mos përdorni trafikantët për të sulmuar policinë


Rama: Mos përdorni trafikantët për të sulmuar policinë

15:38 12/05/2016

Akuzat e opozitës ndaj 44 – vjeçarit Klemend Balili, Drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës, të shkarkuar nga detyra, janë bërë objekt debati në seancën plenare në parlament.

Kryeministri Rama tha se hetimi për rrjetin e narkotrafikut është një punë e mirë e Policisë së Shtetit dhe tha se opozita po e përdor atë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm dhe qeverinë.

Ish – Kryeministri Berisha tha se ky person, në aktivitetin e tij kriminal, punon për ish – Deputetin socialist Kokëdhima dhe rrjedhimisht edhe për Kryeministrin Rama.

Palët akuzuan sërish njëra – tjetrën për mungesën e miratimit të Reformës në Drejtësi.

Berisha iu përgjigj duke akuzuar kreun e qeverisë për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese për të mos i hequr mandatin Koço Kokëdhimës.

Ish – Kryeministri Berisha e konsideroi si të paprecedentë edhe protestën e një dite më parë të Bashkisë së Tiranës dhe deputetëve socialistë përpara Gjykatës Administrative të Apelit.

Tv Klan






Të ngjashme