Rama – naftëtarëve: Nuk negociojmë me ultimatume, mbyllni grevën të vij tek ju
Kryeministri Edi Rama vijon komunikimet në distancë përmes mediave dhe rrjeteve sociale me gratë naftëtare të Ballshit, të cilat janë futur në grevë urie prej 2 javësh.
Gratë naftëtare janë shprehur të gatshme që Kryeministri të caktojë datën dhe orën e takimit, por Rama refuzon bisedime pa u mbyllur greva.
Në një reagim të fundit në Twitter, Kryeministri shkruan se Qeveria e tij nuk negocion me presione dhe ultimatume. Ai ka bërë sërish thirrje që të dalin nga greva dhe do të jetë vetë ai që do të shkojë në takim.
“Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime”, shkruan Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al