Rama: Ndëshkim për ata që japin patenta pa kriter
Në shërbimin e transportit do të ketë një ristrukturim dhe reformë të thellë.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se Ministritë përkatëse nuk do të japin më licenca për mjetet e transportit dhe do të ketë ndëshkime për përgjegjësit që ofrojnë patenta jashtë standardeve.
“Në këto 100 ditë do të fillojë reforma në zullumin e transportit publik. Të gjitha Ministritë nuk do japin më licenca dhe do çohen përpara përgjegjëisë ata që kanë dhënë me qindra dhe mijëra patenta jashtë çdo kriteri dhe ligji, praktikisht i kanë pajisur me armë që mund të kthehen nga momenti në moment në vrasës për shkak se nuk janë në gjendje ta drejtojnë mjetin brenda standareve që duhen”
, theksoi Rama.
/tvklan.al