Rama: Në 2016, rritje ekonomike deri në 3.5%
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, zgjodhi të fliste për ekonominë e vendit, për rritjen e investimeve, shërbimeve publike dhe rënien e borxhit publik.
“
Qytetarët marrin shërbime më cilësore dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë, nuk paguajnë më për shëndetësinë. Ekonomia ka vijuar të zgjerohet në 2016, borxhi publik pësoi rënie
”, tha Rama.
Kryeministri citoi edhe Bankën Botërore, ku sipas tij, për herë të parë ka regjistruar rënie të borxhit publik.
“Sipas Bankës Botërore, tregu i punës ka vijuar të rritet në mënyrë të qëndrueshme, është ulur varfëria në vend, ajo ka vlersuar reformat e qeverisë për reformat në ekonomi
”, tha ai.
Më tej Rama tha se janë rritur investimet private dhe në fund të këtij viti pritet të ketë rritje ekonomike nga 3.3 deri në 3.5%.
Gjatë fjalës së tij, Rama iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës dhe ish-deputetit të PS-së, Blushi, i cili akuzoi qeverinë për favorizimin e konçesioneve në Buxhetin e vitit 2017.
“Përrallat me koncesione nuk jua beson më njeri”,
u shpreh Kryeministri./tvklan.al