Rama në Athinë, në tryezën e “The Economist”


Rama në Athinë, në tryezën e “The Economist”

15:50 11/09/2020

Diskutohet mbi impaktin e pandemisë në ekonomi

Në kulmin e debateve për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë, Kryeministri Rama do të jetë në Athinë në datat 15 dhe 16 Shtator.

Por vizita e tij nuk është e lidhur me këtë çështje. Rama, kryeministri maqedonas dhe ai bullgar do të jenë të ftuar në një forum që revista prestigjioze The Economist zhvillon së bashku me qeverinë greke, për rifokusimin e kohezionit në kohë të trazuara.

Tryeza do të diskutojë mbi mënyrën sesi po e menaxhohet dhe si do të menaxhohet pandemia dhe impakti që ajo ka në ekonominë europiane. Kryeministri Rama, që do të ketë fjalën në ditën e dytë të këtij forumi, është i ftuar të flasë për zgjerimin e Bashkimit Europian, reformat dhe investimet.

Gjatë kësaj vizite, zyra e shtypit e qeverisë sqaroi se nuk do të ketë takime me homologun grek.  

Madje në njoftimin e “The Economist” specifikohet që Micotaqis nuk do të jetë fizikisht në tryezë, por do t’i përshëndesë pjesëmarrësit në darkën përmbyllëse përmes komunikimit online.

Tv Klan






Të ngjashme