Forumi Ekonomik Gjermani – Shqipëri, Rama fton investitorët e huaj në vend


Forumi Ekonomik Gjermani – Shqipëri, Rama fton investitorët e huaj në vend

15:00 11/10/2016

Pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Gjermani-Shqipëri që u mbajt në Hamburg, Kryeministri Rama e ka shfrytëzuar për të ftuar investitorët gjermanë të kthejnë sytë për të investuar në vendin tonë, duke iu renditur dhe përfitimet që mund të kenë nëse hedhin një hap të tillë.

Investimet në Shqipëri për kryeministrin janë investim në një treg rajonal që falë procesit të Berlinit e ka krijuar në Ballkan një klimë shumë të favorshme për investitorët e huaj.

Kryeministri ka vlerësuar shumë rolin e Gjermanisë, si donatori më i rëndësishëm në 25 vite në vendin tonë.

Tv Klan






Të ngjashme