“Rama në panik, me Sekretarin e Përgjithshëm të mafies shtetërore”
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një postim në rrjetin social Facebook, ku ka denoncuar mesazhin e një nëpunësi të lartë, i cili thotë se Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama po bllokon marrëveshjen me opozitën.
Rama në panik, me Sekretarin e Përgjithshëm të mafies shtetërore. Agaçi bllokon marrëveshjen me opozitën!
Nëpunësi i lartë dixhital informon:
Panik i madh ne administratën shtetërore për zgjedhjet. Janë penduar shumë për marrëveshjen prandaj
Rama, pasi ka urdhëruar sekretaret e përgjithshëm që t’i japin lejë për fushate elektorale gjatë muajit qershor 1/3tes se administratës publike, kërkoi te anuloje nëpërmjet zëvendësministrave, urdhrat e ministrave teknik për kthimin në detyre të të gjithë punonjësve të larguar me leje.
Rama urdhëron sekretaret e përgjithshëm, qe me urdhër verbal dhe porosi te tij, administrata publike te mos zbatoje urdhrin e tij dhe vendimin e KM për mospjesëmarrjen e administratës në zbatim te ligjeve ne fushate elektorale të partive.
Sekretaret e përgjithshëm të mos u japin ministrave teknike asnjë dosje te koncesioneve dhe tenderëve elektoral.
Rama ka urdhëruar Don Agaçin, që sekretaret e përgjithshëm te bllokojnë çdo mundësi kontrolli të ministrave teknik duke mos ju akorduar mjetet e nevojshme për ushtrimin e kontrolleve te shkeljeve flagrante te ligjit elektoral dhe ligjeve te tjera nga punonjësit militant! sb/tvklan.al