Rama në Shijak: Në Maj nisim punën në terren për ndërtimin e shtëpive


Rama në Shijak: Në Maj nisim punën në terren për ndërtimin e shtëpive

11:02 07/03/2020

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në Maminas, ku vizitoi familjen Baruti.

Kjo familje e dëmtuar prej tërmetit është akomoduar me qira deri në rindërtimin e shtëpisë së re. Gjatë bisedës, kryeministri Rama bëri të ditur se nga Maji do të nisë puna në terren për ndërtimin e shtëpive.

“Bashkia e Shijakut ka punuar në mënyrë shembullore për projektet. Kemi projekte shumë të mira këtu dhe nga e hëna ose të martën do të hapet gara dhe brenda një muaji do të kemi rezultatet dhe me ndihmën e Zotit kur i thonë nga Maji do të fillojmë të dalim në terren për të filluar shtëpitë”, tha Rama.

Ai shtoi se shtëpitë e reja do të jenë antisizmike, ndërkohë që kursejnë edhe energji. Qeveria bën të ditur se janë 597 familje në Shijak që trajtohen nga granti i bonusit të qirasë./tvklan.al






Të ngjashme