Rama në Stamboll: Shqipëria, front i ri i naftës


Rama në Stamboll: Shqipëria, front i ri i naftës

15:30 10/07/2017 https://youtu.be/JBmICpLbCuo

Në Kongresin e 22 botëror të naftës që po mbahet në Stamboll, Kryeministri Rama kërkoi vëmendjen e investitore drejt tregut shqiptare që sipas tij ka potenciale të pashfrytëzuar jo vetëm në naftë por dhe në gaz.

Kryeministri shqiptar sjellë në vëmendje se kërkohet një bashkëpunim rajonal dhe më gjerë në këtë treg, dhe këtu e gjen të udhës të falenderojë presidentin turk për mbështetjen që ka treguar për vendin tonë.

Një ditë më parë Kryeministri Rama pati një takim me presidentin Erdogan ku njoftoi se ishte në vazhdën e negociatave me Turqinë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Turqia po asiston përmes ekspertëve të Turkish AIRLINES për ngritjen e një linje ajrore shqiptare. TV KLAN






Të ngjashme