Rama në Turqi, takohet me Presidentin Erdogan
Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan në rajonin Tarabaya. Takimi mes dy liderëve është njoftuar nga kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania, projektet e reja në turizëm dhe energji si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve”
, shkruan Rama.
Sipas shtypit turk, Presidenti Erdogan ka mbërritur me avion privat në Stamboll nga Ankaraja për t’u takuar me Kryeministrin shqiptar.
/tvklan.al