Rama: Një karantinë e dytë do kishte pasoja katastrofale
Kryeministri Edi Rama i trembet një karantine të dytë për vendin. Në një konferencë për mediat, Rama u shpreh se në Evropë dhe më gjerë po rikthehet karantina dhe shtoi se ajo që duhet të bëjmë në Shqipëri është të shmangim këtë gjë.
Sipas tij një izolim i dytë është katastrofale për ekonominë, individët, por dhe për shtetin.
“Situata e përgjithshme në Europë dhe më gjerë ka filluar të bëhet shqetësuese diçka që e parashikuar, që me ardhjen e vjeshtës numrat do të fillonin të rriteshin, por nëse në disa vende po ritkhehen masat shtrënguese dhe po shfaqet një karantinë e përgjitshme, ajo që duhet të bëjmë është të parandalojmë një karantinë të dytë. Një karantinë dytë do ishte katastrofale për ekonominë, individët dhe shtetit”, tha Rama.
Ndër të tjera kreu i qeverisë u shpreh se në fazën e parë qeveria menaxhoi shumë mirë situatën dhe tani janë 4 spitale COVID me kapacitet të plotë./tvklan.al