Rama: Nuk do të fillojë sistemi i taksimit pa zgjidhur problemin e banorëve


Rama: Nuk do të fillojë sistemi i taksimit pa zgjidhur problemin e banorëve

10:44 05/04/2018

Edhe pse në katër akse po zhvillohet protesta e opozitës për mosbindjen civile, Kuvendi ka zhvilluar punën normalisht. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatin për tarifën e Rrugës së Kombit tha se nuk do të nisi sistemi i taksimit pa zgjidhur probelmin e banorëve të Kukësit. 

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Duke qenë se opozita nuk është këtu, unë nuk do merrem me opozitën që e ka humbur rrugën dhe kërkon të tërheqë sa më shumë njerëz në rrugën e saj pa krye. 

Unë do merrem me shpjegimin e çështjes që ka krijuar panik për banorët e Kukësit.

Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonën për pamjaftueshmërinë e sqarimeve.

Nuk kemi bërë sa duhet dhe jo se kemi qenë indeferente apo se kemi lënë me vetëdije impaktin negativ që me të drejtë ka revoltuar banorët por thjesht sepse nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domosdoshmërinë e shpjegimit të kësaj çështje para se vendosej.

Pa dashur të justifikohem, u kam kërkuar ndjesë banorëve por ne jemi nisur thjesht nga praktika ndërkombëtare dhe duke qenë se është eksperienca e parë nuk kemi qenë mjaftueshëm të vetëdijshm dhe jemi vendosur në shënjestrën e opozitës. Në praktikën ndërkombëtare kërkohen 6 muaj pas vendosjes së sistemit të pagesave për të parashikuar shifrat dhe fluksin. Në fund të muajit Shkurt unë jam ulur me ministrin e financave për të adresuar këtë aspekt sepse asnjëherë nuk është vënë në diskutim nevoja për të sqaruar banorët.

Sidoqoftë ne jemi duke vazhduar intensivisht punën për zgjidhjen e kësaj situate dhe për krijimin e mundësisë optimale që të sqarohen banorët e Kukësit si edhe të zgjidhet çështja e taksës së Rrugës së Kombit.

Ne nuk do fillojmë sistemin e pagesës pa dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë. Do ta lehtësojme barrën e tyre në mënyrë të ndjeshme, në këtë proces.

Vijon…

/tvklan.al






Të ngjashme