Rama: Nuk jemi parti e oligarkëve


Rama: Nuk jemi parti e oligarkëve

20:20 26/09/2018

Reagimin e Partisë Demokratike për Klotilda Bushkën, e para nga mazhoranca që i kujtoi Lulzim Bashës lidhjet e kunatit me bizneset e përfshirë në listën e zezë të platformës Antimafia, Kryeministri Rama e quajti një politikë që socialistët duhet ta përçmojnë.

“Një dozë neverie, dekurajim negativiteti që nuk sjell asgjë të mirë”.

Në një takim me të rinj që iu bashkuan Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se Lulzim Basha është i pabesueshëm në fushatën që ka nisur kundër sipërmarrësve më të mëdhenj në vend, pasi shumë prej emrave që u përmendën në listën Antimafia, janë klientë të kunatit të tij.

“Ne duhet të ikim nga kjo fushate balte. I merrni njerëzit për idiotë, ndërkohë që kjo duket ashiqare për t’u thënë atyre, që ju që merrni në punë këtë qeveri keni harruar të paguani. Kjo prek fushën e penales”.

Akuzave se Partia Socialiste është parti e oligarkëve, Rama iu përgjigj me shifra.

Rama kritikoi edhe mediat që sipas tij më shumë sesa e vërteta, u intereson audienca.

“Te fokusohemi tek problemet që duhen zgjidhur, shpifje, abuzime ku është e përfshirë dhe media në një aktivitet që nuk synon më mbrojtjen e një argumenti, thjesht synon publikun, synon audiencën me çdo kusht”.

Kreu i qeverisë tha se e gjithë vëmendja do të jetë tek njerëzit dhe përmirësimi i shërbimeve për ta.

Tv Klan






Të ngjashme