Rama: Nuk ka më farefis në administratë, ose ikin nga PS


Rama: Nuk ka më farefis në administratë, ose ikin nga PS

10:55 28/12/2018

Me tone të ashpra dhe i vendosur kryeministri Edi Rama u bëri të qartë njëherë e mirë të gjithë anëtarëve të Partisë Socialistë, se nuk do të ketë më të afërm, krushq, motra, vëllezër, të punojnë në administratë, në të kundërt duhet të largohen.

“Harrojeni që do ketë më miq, kunata, xhaxhallarë, teze, motër, krushq që do të futen në administratën shtetërore. PS nuk mund të kthehet në vende pune për të afërmit, për shkak të krushqve, tezeve, ose bëni një gjest të thjeshtë, ikni nga Partia Socialiste dhe pastaj do ju rregullojmë gjithë fisin, Lërini mandatet, karriget dhe keni të drejtë të thoni të rregulloni fisin. Mandatin e keni për ata që u thoni se PS është një derë për ju”.

Kreu i qeverisë u shpreh se fjala e tij nuk është dëgjuar deri më tani, por pas protestës së studentëve, dhe sidomos ata me nota të mira do të kenë dyert e hapura në administratë, pa bërë asnjë lloj konkursi.

“Kam folur disa herë në këtë Asamble, fjalët e mija kanë rënë në vesh të shurdhër, qeveria nuk janë ministrat, por ata që na përfaqësojnë në territor. Më vjen shumë mirë dhe kjo është një nga gjërat më të mirëseardhura të protestës që na u dha mundësia që me një vendim qeverie të hapim të gjitha vendet e punës qoftë në administratë, qoftë në Shërbimin Civil. Ata me 9 dhe 10 që janë rrugëve, jashtë apo dhe ata që do mbarojnë shkollën.

Ajo që ndodhi me studentët është tronditëse, pasi ata nuk besojnë dhe kanë të drejtë se mësimet dhe rezultatet e mira do ju japin nesër mundësi  që të punojnë. Ky është momenti i madh,i parë që ne do të bëjmë. Të gjithë së bashku dhe me ata që janë dakord, kush nuk është dakord të shkojë dhe të bëjë një parti tjetër.

Do të shpallen të gjitha vendet e punës në asministratë dhe në Shërbimin Civil, pa asnjë procedurë dhe pa asnjë konkurs, do të zgjedhin vendin ku të duan, është djali i kryetarit të PS, apo të PD, për këtë ti dojë kokrra e qejfit, ne nuk na duhet për kë voton. Pikë, dhe mos ta diskutojmë më këtë gjë”,

tha kryeministri Rama

.

/tvklan.al






Të ngjashme