Rama: Opozita ka ngritur murin e bllokimit të vendit


Rama: Opozita ka ngritur murin e bllokimit të vendit

16:30 29/11/2016

Pas vizitës së një dite me parë në Berlin, kryeministri Edi Rama shfaqet i sigurt tek mbështetja që kancelarja Angela Merkel dhe Gjermani do t’i japin procesit te anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Rama zgjodhi një takim me veteranet për Festen e Çlirimit, për t’i shprehur mirënjohjen për hapat që ka hedhur Shqipëria në ketë proces dhe për të cilat mori vlerësimin e kancelares, bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës Ilir Metes duke mos përjashtuar meritat, që sipas tij ka dhe aleati tjetër, Shpëtim Idrizi i çamëve por tha se e ka te pamundur që të njëjtën mirënjohje të ndante dhe opozitën, te cilën e akuzoi se po bllokon Shqipërinë duke bllokuar ligjin e vetting-ut.

Rama thotë se është dhe ka qene gjithnjë i vetëdijshëm edhe pa ja nënvizuar kancelarja Merkel që duhet të përparojnë me 5 prioritet kyçe, ndërkohë që presin zbatimin e reformës në drejtësi.

Po aq i vetëdijshëm kryeministri thotë se është dhe për të vazhduar me luftën ndaj trafikut të kanabisit edhe pse sipas tij asnjë nga zyrtarët e lartë ndërkombëtarë nuk e ka përmendur në takimet me të.

Kryeparlamentari Ilir Meta në një fjalim të shkurtër përshëndetës vlerësoi hapat që janë hedhur në rrugën e integrimit si një detyrim ndaj të rënëve në luftën për çlirimin e Atdheut./ TV KLAN






Të ngjashme