Rama – opozitës: Konceptet tuaja janë mbeturina të Partisë së Punës


Rama – opozitës: Konceptet tuaja janë mbeturina të Partisë së Punës

11:24 07/10/2021

Kryeministri Edi Rama ka Kuvendi i Shqipërisë i ka kërkuar opozitës të ndryshojë, pasi sipas tij përsëritja e akuzave që ka bërë më parë  nuk do i sjell dot në pushtet. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama foli dhe për krizën energjitike që mund të përfshijë dhe Shqipërinë, duke thënë se dhe në samitin e Sllovenisë për këtë gjë u fol një ditë më parë.

Më tej duke komentuar dhe planin e opozitës tha se konceptet e Partisë Demokratike sot janë mbetje të Partisë së Punës. Rama tha se sot jeni në një treg të lirë dhe çmimet vendosen nga tregu dhe jo nga shteti.

Të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh një rezultat tjetër është karakteristikë e mendje lehtësisë. Keni 8 vite që përsërisni të njëjtën dhe gjë dhe merrni të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes fantazive dhe sajesave për masakrat elektorale, aty ju kam gjetur dhe aty do iu lë.

U bënë 5 ditë gjykimi rresht që populli u thotë, këta s’janë më të mirët, por ju ta harroni me këto mendësi që keni. Dje në samitin e BE me Ballkanit Perëndimor, të gjithë si ata të vendeve të pasura dhe jo të pasura kryefjalën e shqetësimit kishim se çfarë mund të bëjmë së bashku për të përballuar furtunën e krizën energjike.

Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo nuk del, kur qeverisnit ju dilnit në treg për të blerë energji apo jo? E dyta, ju u u thoni shqiptarëve se fatura energjisë është më e larta në rajon, nuk është e vërtetë. Siç është e pavërtetë dhe një gjë tjetër, fatura e energjise dhe të gjitha faturat, në sistemin që keni zgjedhur dhe për të cilin ju jeni me të drejtë jeni krenar se ishit pararoja si mishërim i lëvizjes antikomuniste, kemi vendosur që të kalojmë nga ekonomia komuniste e centralizuar që vendoste çmimet nga lartë në lirinë e tregut kapitalist.

Rritja e çmimit në bursë të një malli, qoftë naftë, qoftë energji apo çfarëdo tjetër, nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, kur iu dëgjon të flisni dhe mos t’iu njohësh dhe mos ta dish nga ju duket sikur jeni mbeturina të Partisë së Punës. Konceptet tuaja janë mbetura të partisë së punës. Nuk është argument, as e shara dhe as e bërtitura na vendi, unë nuk ofendoj askënd, unë me respekt dëgjoj të shara nga para e mbrapa. Ju jeni në një hall që nuk ua zgjidh dot”, tha Rama./tvklan.al






Të ngjashme