Rama: Partitë s’mund të pengojnë popullin të zgjedhë
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, Edi Rama përsëriti se është i vendosur për të shkuar në zgjedhjet në 7 Maj në Kavajë dhe 18 Qershor në të gjithë Shqipërinë. Ai tha se zgjedhjet janë të popullit ndaj partive politike i kërkon të heqin dorë nga kërcënimet për dhunë, që sipas tij, nuk janë alternativ dhe do ta çonte vendin pas në kohë.
Ndërsa për Shqipërinë që duam Rama mendon se vendit i duhet integrimi në BE, që nuk vjen pa një reformë europiane në drejtësi, për Shqipërinë ku jemi, Kryeministri Rama vazhdon të mbetet i mendimit se duhet dialog. I hapur për të dialogur pa kushte me opozitën, ai kërkon të njëjtën gjë kërkon prej saj.
Mandatin e Kryeministri Rama thotë se nuk e sheh si privilegj, por si përgjegjësi prej të cilës nuk ka ndërmend të heqë dorë.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialistët kanë miratuar dhe emrat e Ulsi Manjës dhe Vasilika Hysit si propozime të maxhorancës për anëtarë të komisioneve të Vetting -ut, ndërsa kandidati i tretë i takon ta propozojë LSI.
Tv Klan
///
Rama – opozitës: Të dialogojmë, por pa vënë kushte!
Kryeministri Edi Rama shprehet i gatshëm për të dialoguar me opozitën, për të gjetur një zgjidhje brenda kornizave të Kushtetutës, por ai shprehet se një gjë e tillë duhet të ndodhë pa kushte.
“Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që kemi që të dialogojmë me opozitën pa e kthyer në lojë kungulleshkash e pa vënë kushte. Të ulemi në tavolinë e të diskutojmë ballë për ballë për të gjetur zgjidhje, për ç’ka opozita pretendon, brenda korzinës kushtetuese dhe në funksion të aspiratës së popullit, jo thjesht për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, por për të përcaktuar rrugën e tij si një vazhdim për Shqipërinë evropiane. Shqipëri evropiane pa drejtësi evropiane nuk mund të ketë, edhe Shqipëri evropiane me kërcënime për dhunë nuk mund të ketë”.
I pyetur për vendimin e opozitës për të mos u regjistruar në zgjedhje, Kryeministri ritheksoi se zgjedhjet janë të popullit dhe jo të partive.
“Zgjedhjet janë të popullit nuk janë të partive, janë të qytetarëve, nuk janë të politikanëve. Politikanët mund të regjistrohen ose jo, por nuk mund t’i thotë popullit ti nuk duhet të paraqitesh ditën që ti do ta gjykosh sepse ne duam të gjykohemi ditën që ne kemi qejf”
. /tvklan.al