“Rama pagoi 35 mln dollarë për ta ulur Metën në karrigen e Presidentit”


“Rama pagoi 35 mln dollarë për ta ulur Metën në karrigen e Presidentit”

12:52 02/05/2017

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka folur në ditën e 74 të protestës nga çadra e lirisë ku të pranishëm ishin qytetarë nga Elbasani. Pjesë e bashkëbisedimit të kryeopozitarit ishin dhe akuzat lidhur me zgjedhjen e Ilir Metës, Presidenti. Sipas tij, kryeministri Edi Rama pagoi 35 milionë dollarë për ta bërë Ilir Metën President.

 “Rama dhe Meta pinë verë javë për javë, e cila bën sa 5 fatura uji në muaj, aq sa pinë këta mund të ndërtohet një ujësjellës nga fillimi. 

35 milionë dollarë pagoi Rama për rrëshqitjen e Rrugës së Elbasanit,  që i mbylli gojën gojën Ilir Metës që zotohej se nuk do kishte zgjedhje pa opozitën.

35 milionë dollarë të shqiptarëve për ta ulur në karrigen e Presidentit dhe për ti mbyllur gojnë, ky është pazari dhe komploti ku derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë duke bërë pazarë në kurriz të demokracisë.

Derrat e pushtetit pinë verën më të shtrenjtë se ne, duke i lënë qytetarët e Vushtricës pa ujë. Kjo është Republika e vjetër e korrupsionit e hajdutëve. Gjithë pjesa tjetër është teatër që Rama e Meta të rrinë në pushtet, që Metës t’i bëhen gjerat e lehta. E gjitha është një gënjeshtër e madhe. Shqiptarët janë më të varfër se katër 4 vite më parë. Në Republikën e vjetër çdo gjë ekziston për pushtetin e parasë. Republika e vjetër dhe kasta pas kësaj kanë miliarda në buxhetin e shtetit, kanë bregdetin, kanë paratë e drogës. Kemi 74 ditë që jemi ngritur në këmbë për një kauzë qytetare. Këta do të shkojnë në zgjedhje me turp me korrupsion. Nuk ka pluralizëm, nuk u hedh dot hi shqiptarëve. E vërteta nuk është se ne nuk jemi këtu për të luftuar për karriget tona, për të ndarë thelat e pushtetit, ne jemi këtu për një mision të madh popullor qytetar, demokratik. Ne kërkojmë të drejtën e çdo qytetari për votë të lirë. Ne kërkojmë të lidhim fatin e politikanëve me fatin e qytetarëve. Kjo është Republika e re që ne do të krijojmë. Në Republikën e re nuk ka nevojë për140 deputetë ku gjysmës nuk i dëgjohet zëri. Harroje zonën, harroji qytetarët ne qershor. Deputeti do ta ketë të lidhur fatin vetëm me qytetarët. Kështu do të shmangim një skenar të zymtë”

./tvklan.al






Të ngjashme