Rama paralajmëron lehtësimin e karantinës


Rama paralajmëron lehtësimin e karantinës

20:16 21/04/2020

Do të zgjaten oraret e blerjeve, në diskutim hapja e shkollave

Javën e ardhshme fasha orare për të lëvizur për blerjet do të zgjatet, ndërkohë që nga java e parë e Majit do të lehtësohet lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve si dhe do të hapet dhe kategoria e tretë e sipërmarrjeve.

Por të gjitha këto hapa lehtësuese, Kryeministri thotë se do të shoqërohen me rregulla strikte sigurie.

Brenda javës tjetër do të merret vendimi për hapjen ose jo të shkollave dhe Universiteteve.

Fati i sezonit turistik do të vendoset brenda Majit kur qeveria do ketë gati paketën për ketë sektor.

Sa i takon pagesave për familjet që janë mbështetur me ndihmë financiare në paketën e parë Rama deklaron se do të mbyllen brenda javës, ndërsa për kategorinë e parashikuar në paketën e zgjeruar siguron që s’do ketë asnjë vonesë në derdhjen e parave në llogaritë personale.

Atyre që ankohen për masat e karantinës, Kryeministri i kujtoi skenarin italian me mijëra të vdekur.

Pavarësisht se gradualisht vendi do t’i kthehet normalitetit javë pas jave, Kryeministri kujton se ai s’do të jetë asesi normaliteti që kishim ndaj kërkohet respektimi i masave anti-covid në përditshmërinë tonë.

Tv Klan






Të ngjashme