Rama: PD do të na ndajë nga Europa dhe Amerika


Rama: PD do të na ndajë nga Europa dhe Amerika

19:44 12/05/2017 https://youtu.be/5s355LRJmCw

Nga Lezha, Kryeministri Edi Rama tha se opozita po sulmon ndërkombëtarët, pasi ka frikë nga Vettingu. Duke iu referuar letrës së komisionerit Hahn, në takimin më të rinjtë që votojnë për herë të parë, Rama ftoi  të gjitha shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ata, e keni parë, janë gati që të na ndajnë edhe nga Europa, edhe nga Amerika. I keni dëgjuar sesi i vërsulen të gjithë miqve dhe partnerëve të Shqipërisë. E patë sesi Bashkimi Europian iu foli hapur dhe troç të gjithë shqiptarëve, duke ju bërë thirrje qytetarëve, pa dallim, që të vazhdojnë përpara dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Ata janë gati ta prishin Shqipërinë me të gjithë miqtë, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ata kanë frikë nga drejtësia. Por pa një drejtësi të drejtë, Shqipëria nuk bëhet dot anëtare e Bashkimit Europian

”.

Rama tha se Partia Demokratike vendosi të braktisë demokratët duke mos marrë pjesë në zgjedhje.

“Sot, ne jemi në kushtet kur PD, partia që lindi si parti  e shpresës për një “Shqipëri si e gjithë Europa”, ka vendosur që të mos hyjë në zgjedhje.  Ka vendosur të mos hyjë në zgjedhje dhe mundohet t’u thotë shqiptarëve që këtu nuk mund të ketë zgjedhje pa PD. Në fakt,  e vërteta është ndryshe. Diktatura ndalon partitë e tjera që të hyjnë në zgjedhje, ndërsa demokracia nuk i pengon partitë që të mos hyjnë në zgjedhje. Është vendimi i tyre që t’i braktisin vajzat, djemtë, gratë dhe burrat që janë mësuar të votojnë për PD-në”.

Për kreun e mazhoranës, zgjedhjet e 18 qershorit janë për të vendosur drejtësinë duke pushuar nga puna  prokurorët e gjykatësit e korruptuar.

Tv Klan

 






Të ngjashme