Rama: Hienat politike përdoren fatkeqësinë e tërmetit


Rama: Hienat politike përdoren fatkeqësinë e tërmetit

12:29 13/09/2020

“Askujt nuk i ka munguar mbështetja e qeverisë”

“Rindërtimi” është kthyer në kalin e betejës politike mes qeverisë dhe Partisë Demokratike, por jo në formatin klasik. Për të “ luftuar” kanë zgjedhur të flasin vetë qytetarët.

Një prej rasteve më të dhimbshme të tragjedisë së 26 Nëntorit atë të Alesio Cakonit që shpëtoi mrekullisht, por humbi të atin, demokratët e sollën si dëshmi të braktisjes nga qeveria.

Por zyra e shtypit e kryeministrit solli të vërtetën e tyre përmes disa dokumenteve dhe zërave të tjera familjeve që thonë përpara kamerave se nuk ju ka munguar mbështetja qeveritare pas humbjes së shtëpive dhe familjarëve të tyre.

Vetë kryeministri akuzon kundërshtarët përfshirë dhe Presidentin Meta se po sillen si hiena për të bërë politik me këta njerëz.

“Neveritem kur shoh se hienat shfqen në formën e personazhit publik dhe ha mish njeriu duke i ftuar të gjithë në një orgji mishi. Ky është shpërdorim, abuzim, dhunim i njerëzve”, tha Rama.

Tv Klan






Të ngjashme