Rama: PD primitive, po pengon Reformën në Drejtësi


Rama: PD primitive, po pengon Reformën në Drejtësi

16:20 12/05/2016

Të rinjve që duan të bëhen pjesë e politikës përmes Akademisë Politike të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u sjell si shembullin më të keq, përfaqësuesit e të djathtës shqiptare, që i akuzon se po pengojnë Reformën në Drejtësi.

“Për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër na duhet të përballemi përditë me agresivitetin e forcave konservatore, agresivitetin e një të djathte që është primitive dhe që me të djathtën europiane ka pak ose aspak të bëjë.

Qeverinë e tij e akuzojnë se produkt të vetëm të qeverisjes 3 – vjeçare ka fasadat e lyera dhe zbukuruara, por Kryeministri e ka një përgjigje dhe për oponentët e tij.

“Ky është një reagim i kuptueshëm, kur vjen nga njerëz të varfër dhe të dëshpëruar, por është pervers kur vjen nga njerëz të pasur që flasin në emër të të varfërve që i thonë vetes opozita”.

Akademia Politike, e drejtuar nga Saimir Tahiri, si pjesë e Fondacionit Qemal Stafa, e ngritur si një strukturë brenda PS për të thithur të rinjtë që duan të hyjnë në politikë, rihapet pas 3 vitesh, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, një format i ngjashëm që synon të përfshijë të rinjtë e talentuar në gjirin e socialistëve, u soll si risi nën logon “Voice Fresh”, nga Elisa Spiropali.

Elja Zotka/Tv Klan






Të ngjashme