Meta: Vendimi i PE, mesazh për perspektivën europiane
Pas vendimit të Parlamentit Europian për Kosovën, ka reaguar edhe Presidenti shqiptar Ilir Meta. Ai thotë se ky është një mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane.
Edhe Kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter thotë se “shyqyr që Parlamenti Europian e hoqi nga vetja njollën me të cilën Europa ka kaq vjet që cënon flamurin e vet duke mos hequr vizat për Kosovën!
Kosova mbetet dhe për pak kohë i vetmi vend me viza për në Europë, por kjo e sotmja është një hap për t’u përshëndetur sidoqoftë”, ka shkruar Rama.
Vendimin e Parlamentit Europian e ka përshëndetur edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
“Përshëndes votimin e Parlamentit Europian për lëvizjen pa viza të qytetarëve të Kosovës në BE. Ky votim i njeh qytetarëve të Kosovës një të drejtë të merituar dhe dinjitet të barabartë në rajon. Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën dhe perspektivën e saj europiane”,
shkruajti Basha në Twitter.
/tvklan.al