Rama: Po mendojmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës
Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të mërkurë se qeveria po mendon ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës.
“Po vlerësojmë për nesër ose në ditët në vijim edhe ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës. Fatmirësisht, në sfidën që kemi për t’u përballemi me epideminë, kemi eksperiencën e vendeve të tjera. Asnjë shtet nuk e ndal përhapjen e virusit, por ka shumë rëndësi se si ndërton të gjithë sistemin mbrojtës”, tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se masat “nuk merren përpara sepse nuk kanë asnjë vlerë, përkundrazi sjellin një dëm të jashtëzakonshme për jetën e vendit dhe ekonominë”. /tvklan.al