Rama: Po të mos ishin marrë masa do kishim 18 mijë të vdekur


Rama: Po të mos ishin marrë masa do kishim 18 mijë të vdekur

23:01 03/04/2020

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për “Zonë e Lirë”, skenarin katastrofik të Shqipërisë nëse nuk do të ishin marrë masa për parandalimin e virusit.

Sipas Ramës nëse nuk do ishin marrë dhe zbatuar masat, Shqipëria do të numëronte 18 mijë të vdekur nga Covid-19.

“Po të mos ishim mbrojtur, do ishin zënë rrugët nga të vdekurit sot, nuk është fantazi kjo. Projeksioni katastrofik i Shqipëri pa mbrojtje, është 18 mijë të vdekur.”  /tvklan.al






Të ngjashme