Akuzat ndaj policisë/ Rama: Qentë le të lehin karvani do të ecë përpara
Kreu i qeverisë Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” një anketim të Komisionit Europian të kryer disa muaj më parë mbi besueshmërinë tek institucionet shqiptare, ku Policia e Shtetit renditet më e besuara nga shqiptarët.
Një ditë më parë ministri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Lefter Koka shpërtheu me akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit. “Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, Policia e Shtetit konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucionet
”, shkruan kryeministri Rama./tvklan.al