Rama prezanton 12 Prefektët e rinj
Kryeministri Edi Rama konfirmoi në një konferencë për shtyp lirimin nga detyra të të gjithë prefektëve dhe emërimin e 12 prefektëve të rinj.
“Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë, dhe në mënyrë aktive, por do të thoja edhe skrupuloze, kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë, që nuk janë më pjesë aktive e Forcave të Armatosura, por që janë bartës të një eksperience të çmuar që ky vend nuk ka luksin të mos e përdorë në funksion të të ardhmes së tij.”
Kryeministri tha se i ka interesuar në radhë të parë profili dhe pastaj ka kaluar në një filtër kandidaturat potenciale, duke vlerësuar 12 prefektët e rinj për shërbimin pa kushte, formimin profesional dhe lidershipin e tyre, si dhe për aftësitë menaxhuese dhe ekzekutive.
Rama tha se roli i prefektit do të jetë tepër i rëndësishëm në luftën kundër kanabisit dhe sekuestrimit të pasurive të organizatave kriminale.
Me shumë mirënjohje për të gjithë gatishmërinë që prefektët e rinj e pritën ftesën për të marrë një detyrë jo të lehtë, Rama tha se nga nesër, prefektët e rinj do të jenë:
Prefekt i Kukësit: Zenel Kuçana
Prefekt i Dibrës: Nexhbedin Shehu
Prefekt i Durrësit: Roland Nasto
Prefekt i Shkodrës: Çesk Millja
Prefekt i Lezhës: Gjergj Prendi
Prefekt i Elbasanit: Maksim Malaj
Prefekt i Fierit: Baki Bala
Prefekt i Beratit: Harilla Dafa
Prefekt i Vlorës: Flamur Mamaj
Prefekt i Korçës: Dhori Spilollari
Prefekt i Gjirokastrës: Astrit Aliaj
Prefekt i Tiranës: Suzana Jahollari
I pyetur për argumentit e shkarkimin në bllok të 12 Prefektëve në të gjithë qarqet e vendit, Rama u përgjigj: “
argumenti është çdonjëri nga prefektët që janë këtu në bllok.
”
/tvklan.al