Rama prezanton paketën për industrinë fasone
46 janë masat lehtesuese te paketës në ndihmë të industrisë fasone. Kryeministri Rama, e prezantoi një pjesë të tyre në bashkëpunim me dy shoqatat e kësaj industrie.
Këto masa synojnë rritjen e punësimit në këtë industri nga 28 mijë në 100 mijë në 3 vjet. Synohet gjithashtu edhe rritja me më shumë se 80% e eksporteve brenda tre viteve ose e përkthyer në para do të ishte 900 milionë euro. Një prej lehtësive që parashikohet në këtë paketë masash është edhe rimbursimi i rritjes 5% të tatimfitimit, në formën e financimit për industrinë fasone.Kryeministri Rama e vleresoi bashkëpunimin me dy shoqatat e fasoneve, por ironizoi me faktin se ky sektor është ndarë në 2 përfaqësi. E jo pa ironi iu përgjigjen edhe fasonet, teksa falenderuan veçanërisht Lëvizjen Socialiste për Integrim si iniciatore të kësaj pakete.Tv Klan