Rama prezanton projektin e Teatrit Kombëtar
Diskutimet mbi të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar marrin fund sot. Pasdite kryeministri Edi Rama do të prezantojë projekt-propozimin e Teatrit Kombëtar.
Ai është realizuar nga studio ndërkombëtare “BIG” .
Në postimin e tij në rrjetet sociale kryeministri shkruan se projekti-propozimi është një nismë frymëzuese për një Partneritet Publik-Privat në funksion të kulturës e të zhvillimit ekonomik e social.
Pak ditë më parë disa nga artistët kërkuan që Teatri Kombëtar të rikonstruktohet me qëllim ruajtjen e historisë ndërsa një grupim tjetër kërkuan një të ri por duke mos cenuar asnjë centimetër tokë nga territori që i përket Teatrit Kombëtar.
Tv Klan