Prezantohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar


Prezantohet projekti i Teatrit të ri Kombëtar

17:41 12/03/2018

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë fundit debatit për të ardhmen e Teatrit Kombëtar. Në sallën KOD ai zgjodhi të drejtojë personalisht të gjithë aktivitetin ku u prezantua projekti i teatrit te ri që do të ngrihet mbi teatrin ekzistues dhe që siç premton ai do të përfundojë brenda 3 vitesh.

Edhe ky projekt do të realizohet përmes partneritetit publik privat.

Kryeministri thotë se teatri i ri do të jetë një hapësirë dinjitoze për artistet shumë më e madhe se hapësira ekzistuese siç deklaron, ku do të ketë 4 salla shfaqesh, ndërsa  një vend i caktuar do t’i takoje historisë dhe artistëve që e bënë këtë histori.

Projekti është dizajnuar nga studio daneze BIG. Arkitekti Bjarke Ingels mori kohe për të prezantuar  përpara artistëve të përzgjedhur për të qenë pjese e aktivitetit jo vetëm për projektin e teatrit, por dhe disa dhjetëra projekteve që kjo studio ka realizuar në disa shtete të ndryshme të botës.

Tv Klan

 





Të ngjashme