Rama: Progres-raporti një pasqyrë ndryshe për “Zgjedhoren”


Rama: Progres-raporti një pasqyrë ndryshe për “Zgjedhoren”

18:47 06/10/2020

“Ishin paralajmëruar “re të zeza” mbi Shqipërinë”

Trajtimin që Komisioni Europian i bëri çështjes së Reformës Zgjedhore në progres-raport, Kryeministri Rama e ka lexuar si një pasqyrë ndryshe nga sa e kishin paralajmëruar për ‘re të zeza mbi Shqipërinë.

“Nuk e kam lexuar ende progres-raportin sepse kam qenë i angazhuar me shumë punë të tjera dhe nesër pres këtu komisionerin dhe do të diskutoj gjërë e gjatë me komisionerin. Por më vjen mirë që progres-raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqen t’ju vënë çdo ditë shqiptarëve ata të cilët flasin në emër të Europës, por ndërkohë kanë hesapet e luftës së ethshme për pushtet në radhët e opozitës. Më vjen shumë mirë që edhe deklarata e BE ishte krejt e kundërta nga gjithçka u tha dhe u predikua duke paralajmëruar re të zeza mbi Shqipërinë dhe duke hedhur një helm dhe një tym që ta kapi kush ta kapi edhe të çoroditet kush të çoroditet”.

Një ditë më parë, përfaqësuesi i grupit të Partive Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian, Michael Gahler, tha se Kryeministri Edi Rama hodhi hije të errëta mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me votimin e njëanshëm të ndryshimeve të Kodit Elektoral. Ai akuzoi Kryeministrin se me shkeljen e marrëveshjes së 5 Qershorit po pengon integrimin europian të Shqipërisë.

I pyetur nga gazetarët për ligjin për median, Kryeministri tha gjithashtu se ligji do të kalojë në kuvend sapo të ketë përfunduar reflektimi për rekomandimin e Komisionit të Venecias.

Tv Klan






Të ngjashme