Rama publikon fotot: Kjo luftë ka vetëm një fund


Rama publikon fotot: Kjo luftë ka vetëm një fund

10:38 11/04/2020

Rreth 1 javë më parë, tregu i Kombinatit në Tiranë u bë objekt diskutimi për mosrespektimin e distancës së sigurisë ndërmjet qytetarëve që nxitonin për të blerë produkte ushqimore.

Kjo bëri që autoritetet vendore të krijonin një tunel dezinfektimit dhe të krijonin kushtet për të respektuar distancimin social.

Disa ditë pas këtyre masave, situata duket se ka ndryshuar tërësisht. Sot Kryeministri Edi Rama ka publikuar dy fotografi, të situatës si ka qenë dhe gjendjes aktuale të tregut të Kombinatit, për të treguar se grumbullimi në turmë i qytetarëve nuk ka të bëjë me fashën e lejuar të orareve, por me zbatimin e rregullave.

Ai thotë se respektimi i masave do të bëjë që vendi ynë të fitojë betejën me COVID-19.

Ja që s’është punë fashe orare, po thjesht çështje durimi e rregulli. Tregu i Kombinatit sot është kthyer nga sheshi për përsheshin e armikut që ishte të shtunën e shkuar, në një model të shkëlqyer vetëdijeje qytetare për përgjegjësinë e secilit në këtë luftë. Kështu ka vetëm një fund kjo luftë: fitoren e afërt të shqiptarëve”, shkruan Kyreministri Edi Rama në Facebook. /tvklan.al






Të ngjashme