Rama publikon shifrat e krimit dhe rezultateve të policisë në Shkodër
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Twitter një grafik ku tregon shifrat e ngjarjeve kriminale dhe rezultateve të policisë ndër vite në qytetin e Shkodrës.
Kryeministri Rama përshëndet aksionin e sotëm të Policisë së Shtetit, ku u arrestuan 4 persona dhe një tjetër u shpall në kërkim.
“E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik. Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh”
, thotë Kryeministri Edi Rama.
E vërteta e shifrave të krimit dhe rezultateve në vite të policisë në Shkodër flet qartë, paçka se s’çan dot në tregun mediatik.Sot Policia e Shtetit ka folur përsëri me vepra. Me llafet e kujt ikën nga Kuvendi për të bërë politikë me krimin qytet më qytet s’ia vlen të merresh. pic.twitter.com/BKEC2jOW8N
— Edi Rama (@ediramaal) September 6, 2018
Sipas grafikut të publikuar nga Kryeministri, në dy vitet e fundit ka një rënie të numrit të vrasjeve me dashje në Shkodër dhe zbardhje të ngjarjeve kriminale nga ana e policisë.
Referuar të njëjtit grafik, e njëjta shifër e ulët krimesh vihet re edhe në vitin 2009, kur në qeverisje ishte Partia Demokratike. Ndërkohë që këtë të fundit, Rama e akuzon se po bën politikë me krimin, referuar mbledhjes së jashtëzakonshme që PD mbajti në Shkodër ditën e hënë.
/tvklan.al