Rama publikon vendet vakante për drejtor në IEVP


Rama publikon vendet vakante për drejtor në IEVP

08:55 30/10/2017

Pas shkarkimeve në Drejtoritë e Burgjeve, Ministria e Drejtësisë ka shpallur konkursin për pozicionin drejtor në 24 Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendet vakante në këto institucione.

Kushdo që plotëson kriteret përkatëse mund të aplikojë deri më 12 Nëntor, dita kur është afati i fundit.

“MIRËMËNGJES  dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurimin e hapur për vendet vakante të Drejtuesve në 24 Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 12 Nëntor dhe për t'u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit në këtë proces të radhës transparent të konkurrimit publik, të bazuar në parimin e meritokracisë, mjafton një klikim në: www.drejtesia.gov.al”,

shkruan Kryeministri Rama në Facebook. /

tvklan.al






Të ngjashme