Rama: Punonjësit e administratës të respektojnë etikën


Rama: Punonjësit e administratës të respektojnë etikën

15:56 11/02/2014 RAMA_KORCEEtikën dhe veshjen serioze në orarin zyrtar të punës kryeministri Rama e konsideron të rëndësishme për punonjësit e administratës publike. Ndaj dhe paralajmërimin që bëri një muaj më pare për punonjësit e administrates tatimore ua ripërsëriti edhe punonjësve të hipotekës në qytetin e Korçës.

Kreu i qeverisë inspektoi pa paralajmërim, siç thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit, edhe degën e doganës në Korçë, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri NikoPeleshi. Drejtoresha e këtij institucioni tha se vetëm në pak muaj janë bërë ndryshime të medha.

Gjatë inspektimeve në doganën dhe hipotekën e këtij qyteti Kryeministri Rama u takua dhe me qytetarë të rastësishëm të cilët i konfirmuan rritjen e cilësisë së shërbimit që ofrohen në këto dy institucione.





Të ngjashme