Rama: Mbi 28 mijë të punësuar në 13 muaj


Rama: Mbi 28 mijë të punësuar në 13 muaj

12:24 06/07/2018

Për 13 muaj vetëm me ndërmjetësimin e zyrave të punës shifrat qeveritare flasin për 28 mijë e 324 të punësuar më shumë në sektorin jo bujqësor. Në 6 mujorin e fundit është arritur mes shumë se gjysma e objektivit vjetor prej 25 mijë të vendosur prej kryeministrit.

Në takimin e përmuajshëm me krerët e zyrave të punës në të gjitha njësitë administrative kryeministri Edi Rama shfaqet i kënaqur dhe për rezultatet e  muajit Qershor me 3590 të punësuarit e rinj.

Vetëm përmes zyrave të punë 14 500 janë punësuar këto 6 muaj. Qershori është muaji më pozitiv që nga koha kur kemi filluar me metodologjinë e zyrave të punës. Të gjitha zyrat kanë tejkaluar parashikimet që do të thotë se potenciali në terren është i madh dhe puna juaj është serioze dhe meriton të vlerësohet. Asnjë nga ju nuk do të largohet nga puna, pasi keni arritur objektivat dhe meriton të vlerësoheni.

Të kënaqur po ashtu dhe vetë drejtuesit e këtyre zyrave të cilëve për këtë muaj nuk ju rrezikohet vendi i tyre i punës.

Duhet përgëzuar zyra e Beratit, Skraparit gjithashtu zyrën e Gramshit, Librazhdit, Peqinit dhe Gjirokastrës”,

tha kryeministri Rama.

Por kryeministri mendon se ka akoma hapësira për të thithur më shumë njerëz në tregun e punës. Sipas Instat numri i të papunëve ka rënë me 1.5% gjatë vitit të kaluar.

Tv Klan

 






Të ngjashme