Rama: Raportet ndërkombëtare vlerësojnë reformat


Rama: Raportet ndërkombëtare vlerësojnë reformat

15:45 04/02/2021

“Programi i PD, kthim pas në regres

Rezultatet e disa raporteve vjetore të organizmave ndërkombëtare, si The Economist, për indeksin e demokracisë, Standard & Poor’s për indeksin e ekonomisë, apo atë të Transparence Internacional për nivelin e korrupsionit, Edi Rama, në bashkëbisedim me ndjekësit e tij virtualë, i sheh si faktet se kjo shumicë është ajo që duhet të marrë një mandat të tretë për të qeverisur.

Raportin e The Economist e përdori si provën më të mirë se reforma elektorale ka ndihmuar për rritjen e demokracisë që tani e rendit Shqipërinë në të njëjtën kategori me BE dhe SHBA.

Atë të Standard & Poor’s, se reformat e ndërmarra, përfshirë dhe menaxhimi i pandemisë dhe ndihma ekonomike për bizneset japin siguri ekonomike. Rritja vetëm me dy vende në klasifikimin e korrupsionit e vlerëson edhe pse thotë se kërkohet më shumë në këtë luftë, përfshirë dhe në sistemin e drejtësisë. Por gjithsesi përsërit se asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka këtë vlerësim si vendi ynë në këto vite të fundit.

E duke renditur të gjitha këto vlerësime ndërkombëtare, ironizon programin ekonomik të PD, që për të është thjeshte kthim pas në regres. Ajo që garanton është se nuk do të ketë ngritje taksash, por vetëm rritje ekonomike edhe më shumë seç parashikojnë vetë raportet ndërkombëtare.

Tv Klan






Të ngjashme