Rama reagon për protestën e banorëve të Unazës së Re: Do flas në Kuvend
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestën e banorëve të Astirit, të cilët kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre që do të shemben për shkak të projektit të rrugës.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se pas 15 vitesh kur u bënë shembjet masive, sot protestohet për dëshpërblim për ndërtime pa leje.
Megjithatë, Kryeministri shprehet se për këtë çështje do të flasë në Parlament.
“Qysh nga prishja e parë masive në Parkun Rinia, u desh të kalonin mbi 15 vjet prishje për interes publik, që të protestohet me kërkesën për dëmshpërblim për ndërtimet pa leje në shtratin e rrugës! E dini pse? Kjo s’thuhet me një tëeet, meriton një shtjellim të plotë para Kuvendit”
, thotë Kryeministri Edi Rama.
Banorët e zonës së Astirit tek Unaza e Re protestojnë prej më shumë se dy javësh për banesat e tyre, të cilët shprehet pro rehabilitimit të rrugës, por kërkojnë dëmshpërblim të plotë.
/tvklan.al