Rama: Reforma në Arsim, për dinjitetin e mësuesit
Në një takim me një grup mësuesish, me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri Edi Rama tha se në tre vjet Reforma në Arsim punoi për dinjitetin e figurës së mësuesit.
Rama tha se mësuesit tani nuk ndihen të kërcënuar për vendin e punës për shkak të bindjeve politike. Kryeministri u ndal edhe te rezultati i programit ndërkombëtar të vlerësimit “PISA 2015” ku Shqipëria njohu rritje.
Rama theksoi heqjen e taksës 10% mbi pagat. Ai kujtoi se nga 1 Marsi i vitit të ardhshëm, pagat për mësuesit do të rritet me 10%. Kreu i qeverisë premtoi të tjera investime në fushën e arsimit.
Tv Klan