Rama: Reforma në drejtësi o do votohet, o do votohet!
Pas një situate kaotike, ku asgjë nuk është e qartë se çfarë po bëjnë partitë politike dhe ndërkombëtarët, sa i përket reformës në drejtësi, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan: “
Opinioni ynë është po ai i njëjti prej kohësh: Çdo gjë për konsensusin dhe reforma në drejtësi o do votohet o do votohet!”
Ky ka qenë reagimi i parë i sotëm i shefit të qeverisë, ndërsa prej disa orësh vazhdojnë bisedimet për gjetjen e një konsensusi të ri, pas prishjes së konsensusit të ditës së mërkurë.
/tvklan.al